5

Tirane- Në 70 vjetorin e çlirimit të Tiranës, politika është e një mendimi për të nderuar të rënët që dhanë jetën për Çlirimin e Shqipërisë, por ndahen në festime. Ndërkohë veteranët të cilët zhvilluan homazhe tek “Ushtari i Panjohur” me foto dhe thirrje për Enver Hoxhën

Homazhet e maxhorances

Maxhoranca, me përfaqësues kryeministrin Edi Rama, Ilir Meta, prefekti Sadi Vorpsi dhe ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të kryeqytetit dhe këshilltarë të Këshillit Bashkiak, zhvilluan homazhe tek Ushtari i Panjohur.

Homazhet e bashkise

Ndërsa përfaqësuesit e bashkisë, së drejtuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha zhvilluan homazhe tek   Varrezat e Dëshmorëve.

Kryetari Basha nuk ndodhet sot në Tiranë pasi po  merr pjesë në punimet e asamblesë politike të PPE, por përcolli mesazhin përmes një postimi në facebook.

Aktivitete festive kanë nisur një ditë më parë ku Bashkia e Tiranës ka nderuar me certifikata mirënjohjeje 20 veteranë që kanë luftuar për lirinë e kryeqytetit.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast, nënkryetari Enno Bozdo tha se sot Tirana e Shqipëria janë të lira por përballen me sfida.