Ka shkuar në 789 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Gjatë orëve të fundit janë konfirmuar edhe 7 raste pozitivë.

Nga rastet e reja, 5 janë regjistruar në Tiranë, 1 në Krujë dhe 1 në Kukës. Momentalisht 239 pacientë janë aktivë me koronavirus.

Në dy spitalet Covid janë të shtruar 31 pacientë ku 7 prej tyre ndodhen në terapi intensive. Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë mbetet në 30.