Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar me reagimet e tij në lidhje me qeverinë Rama në këto 8 vite qeverisje. Këtë të martë, në fokus të deklaratave të tij Basha ka patur pagat e ulëta të qytetarëve shqiptarë. Kryedemokrati iu referua një raporti të EUROSTAT që tregonte se pagat në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon.

Ai po ashtu theksoi se mbeten edhe 46 ditë deri në zgjedhjet parlamentare, që sipas Bashës do të sjellë ndryshim në qeverisje dhe në standartin e jetës të shumë shqiptarëve.