Ktyeministri Edi Rama ka shprehur dhimbjen për aksidentin tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, mes të cilëve edhe fëmijë. Rama shprehet se nuk ka fjalë për këtë tragjedi, ku shumica e të gjithë udhëtarëve kanë ndërruar jetë.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët… Dhimbje”, shkruan Rama.

Edhe Ministrja e Punëve të Jashtme shqiptare Olta Xhaçka ka reaguar për aksidentin tragjik në Bullgari. Në një postim në Facebook ajo thotë se viktimat ishin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave.