Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 444 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 91.161 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 2.812, përfshirë 21 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Vendi po ashtu ka regjistruar 894 pacientë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 79.621 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 445.795 teste të dyshuara për COVID-19, me 2.518 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.728.