Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shënuar 208 pacientë të shëruar dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa prej tyre 3 janë nga Shkupi, nga 2 nga Shtipi dhe Sveti Nikole dhe nga 1 në Kumanovë, Manastir, Radovish, Strumicë dhe Dojran.

Në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 202.552 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 188.540 janë shëruar dhe 7.132 persona kanë humbur jetën.