2po2

Hip hop ylli shqiptar, 2po2, ka konfirmuar se ai është duke e punuar një këngë të re kushtuar vendit të tij, Prishtinës.

Tash e sa kohë qarkulluan spekulime dhe fotografi në internet qe aluduan se 2po2 po bën një këngë për Prishtinën bashkë me reperë të tjerë.

E këtë iniciativë besohet se 2po2 e ka bërë duke u koordinuar edhe me Plisat, me të cilët ka biseduar personalisht.

Dhe, është vet 2po2 që në një prononcim ka pranuar se po bëhet diçka për kryeqytetin nga ana muzikore.

“Prishtina ka bërë aq shumë për neve, për artin shqiptar, sa që çka do që bëjmë për Prishtinën është e vogël”.

“Megjithatë, një iniciativë pozitive po realizohet për Prishtinën. Kur qarkullojnë spekulimet shpesh përmbajnë edhe të vërteta në vete”, ka potencuar 2po2.

2po2 po shijon suksesin e këngës “Posh”, e cila u shndërrua në hit në fund të kësaj vere.