Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë bërë sërish bashkë në Varrezat e Dëshmorëve në ceremoninë zyrtare të homazheve për ditën e Çlirimit. Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar kështu të rënët në luftë. Gjithashtu më herët kryeministri Edi Rama postoi një video nga Rruga e Arbrit dhe në këtë formë, i uron shqiptarëve gëzuar 29 nëntorin, festën e Çlirimit të Shqipërisë.

Ashtu si një ditë më parë në Vlorë dhe në ceremoninë e sotme Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin. 29 Nëntori i sotëm shënon 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.