Kreu i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se beteja e tij për zgjedhjet e 25 prillit do të vijojë me mbledhjen e fakteve për të provuar sipas tij masakrën zgjedhore. Ai ka folur me emra këtë herë duke akuzuar një sërë deputetësh e politikanësh, me në krye Edi Ramën, pasur nga Tom Doshi e Aqif Rakipi.

” 25 prilli është masakër elektorale, viktima e të cilës nuk është PD. Rezultati ynë flet qartë, besimi, shpresa që zgjuan e bashkuan pavarësisht prej rolit të paprecedentë të krimit të organizuar, parave të pista, apo dhe shkrirjes së vijave mes partisë e shtetit, nuk ia doli dot të zvogëlonte bashkimin. Detyrimi i parë është para shqiptarëve, jo vetëm para kandidatëve për deputetë, apo militantëve të PD që bënë betejë historike duke pasur përballë të gjithë. Thënë kjo, një gjë është e sigurtë, ndërsa ne vijojmë mbeldhejn e faktimin e, gjithë kamerat e mikrofonët duhet të drejtojnë pyetjet tek autorët, Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat 3 deputët e Tom Doshit, si i mori votat Vangjush Dako, Jurges Çyrbja, Rrahman Rraja dhe Ilir NDraxhi i Avdylajve. Si i mori votat djali dhe dhëndri i Aqif Rakipit. Si i mori votat Aurora Mara e Gent Marës. A mund të pranojë Shqipëria, që sot mban me krenari anëtarësimin në NATO. Mban këtë peshë e krenari, ndërkohë që mban edhe këtë masakër elektorale.  Një nga kushtet kryesore të anëtarësimit të NATO ishte mbrotjja e demokracisë. Kjo betejë do bëhet në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë. Përfundimi do jetë i qartë, rrëzimi i regjimit”.

Gjatë një prononcimi për mediet Basha foli për stërvitjen ushtarake të NATO-së që zhvillohet në Shqipëri. Sipas Bashës, NATO është e gatshme që të përballet me çdo agresion, ndërsa u shpreh se duhet të respektohen kufijtë territorialë.

“I uroj edhe FA të Shqipërisë, ndonëse në kushte të vështira, ta mbajuni lart flamurin e kombit tonë në këtë ushtrim me një strategji të veçante që do ti tregojë rivaleve të NATO se aleanca është e gatshme të përballet me cdo agresion dhe ta zmbrapse atë dhe se vlerat që ne bashkohemi janë të pacenueshme. Duke filluar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe duke vazhduar me stabilitetin ballkanik që fillon me respektimin e kufijve të shteteve duke përfshire Kosovën. Le të jetë ky mesash i qartë për këto që ëndrrën kthimin e Ballkanit në fuçi baruti, apo teatër lojërash territoriale dhe një paralajmërim për despotët e Ballkanit se kjo aleancë nuk është një aleance ushtarako politike, por politiko ushtarake”, tha Basha.