Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë 19 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numri i rasteve aktive aktualisht në Kosovë është 460. Sot janë shëruar 5 qytetarë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157434.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.174 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.434.

Në total numri i rasteve aktive është 460”, njofton IKSHPK.