01

Me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem
Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Kosovës, më 5, 6 dhe 7 mars,
organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar
Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe
të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Programi i
manifestimit, njofton Express, përfshin:
Më 5 mars, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë duke
filluar nga ora 11:00 do të mbahet ceremonia ushtarake e FSK-së.
Më 6 mars, duke filluar nga ora 09:30 do të bëhen homazhe pranë
varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes
Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt,
si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në
komunat e Republikës së Kosovës.
Në ora 18:00, po më 6 mars, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë
dhe Sporteve, në Prishtinë, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar
komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë
dëshmorëve dhe të rënëve për liri.
Më 7 mars, duke filluar nga ora 17:45, fillon ndezja e flakadanëve në
kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skenderajt.
Në orën 18:00, po më 7 mars, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” me
program kulturoro-artistik të begatshëm në sheshin “Adem Jashari” në
Skenderaj.
Qeveria fton qytetarët që t’i bashkohen manifestimeve dhe “së bashku
të nderojmë veprën heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari,
Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë e popullit tonë