Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3,366 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 14 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Tropojë, Prrenjas. Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,907 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar dy qytetarë; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 69 dhe 74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (25 Maj 2021)

Raste të reja ditore 14

Të shëruar në 24 orë 81

Të shtruar në spitale 43

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 3,366

Testime totale 703,636

Raste pozitive 132,229

Raste të shëruara 128,907

Raste Aktive 875

Humbje jete 2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 439

Korçë 102

Shkodër 88

Vlorë 53

Elbasan 42

Berat 39

Lezhë 32

Gjirokastër 34

Fier 21

Kukës 13

Durrës 9

Dibër 3