Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Malin e Zi, Dritan Abazaoviç, kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.

Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse. Më pas do të shohin zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase. Rreth mesditës, Rama dhe Abazoviç pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenskyn, ndërsa do të mbajnë edhe një konferncë për shtyp.