Numri i të vdekurve nga uragani Ian, një nga më të dhunshmit në historinë e fundit amerikane, ka arritur në 107 viktima.Shifrën e kanë bërë të ditur autoritetet lokale, siç raportojnë mediat amerikane.

Nga këto viktima, 104 u regjistruan vetëm në Florida dhe pesë të tjera në Karolinën e Veriut. Sipas një vlerësimi të parë, do të duhen muaj dhe të paktën 50 miliardë dollarë për të rindërtuar zonat e shkatërruara bregdetare të shtetit të udhëhequr nga guvernatori republikan Ron DeSantis.