Kur na ndajnë 31 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon të denoncojë ato që ai i quan 100 dështime të Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ngre pyetjen, se sa është kostoja që qytetarët do të paguajnë për problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, në rastet ku sipas tij, shteti ka marrë përsipër riskun financiar. Postimi vijon me një përgjigje që thotë se kostoja është 240 milionë euro.