Kur na ndajnë 40 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon me akuzat ndaj qeverisë Rama. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, kryedemokrati shtron pyetjen: “Si ka qenë vdekshmëria e mjekëve që ka krijuar pandemia në Shqipëri në krahasim me vendet e Europës?”

Basha publikon grafikun dhe shkruan se Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të mjekëve në Europë. Më tej ai thekson se ky është një fakt, që shton akoma më shumë dështimet e Ramës në tetë vjet qeverisje.