Kur  na ndan afro një muaj nga zgjedhjet, kryedemokrati Lulzim Basha ka renditur një tjetër dështim, sipas tij, të kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në “Instastory”, Basha ngre pyetjen se në ç‘vend renditet Shqipëria për investimet në kërkim dhe zhvillim në krahasim me vendet e tjera të Evropës?

Përgjigja sipas liderit demokrat, është që vendi ynë, renditet i fundit në Evropë sa i përket kësaj liste.