Zyhdi-Dajti-320x234
Ish -kreu i INUK, Zyhdi Dajti rrezikon të dënohet me 3.5 vjet burg. Të paktën ky ka qenë dënimi i kërkuar nga prokuroria, e cila e akuzon për shpërdorim me detyrën. Dajti u dërgua në gjykatë pas provave të mbledhura nga prokurorët se në shkelje të ligjit ai kishte udhëruar në disa raste prishje të ndërtimeve që qytetarët i kishin me leje. Prokuroria kërkon gjithashtu që për 3 vjet ai të përjashtohet nga e drejta për të mbajtur funksione publike. Pak pas nisjes së procesit gjyqësor kundër tij, Dajti dha dorëheqjen nga INUK.