zjr

Pas rasteve të zjarreve të ndodhura në Tiranë zjarrfikëset kanë inspektuar institucionet arsimore në kryeqytet. Në njërin prej gjimnazeve më të mëdhenj të Tiranës, gjimnazin “Qemal Stafa” ata konstatuan se gjendja paraqitet normale dhe brenda normave të sigurisë.

“Vetëm ditën e djeshme në një ngjarje që kemi pasur në një kopësht të bashkisë Tiranë, deklarojmë që situata u normalizua brenda pak minutave nga punonjësit e institucionit duke përdorur pajisjet kundër zjarrit”, tha Shkëlqim Goxhaj, drejtor i zjarrfikëseve

Për shkak të përdorimit masiv të bombulave të gazit, këto të fundit janë shkaktari kryesor i shpërthimeve dhe i rasteve të zjarrit. Për këtë arsye zjarrfikëset dhe specialistët këshillojnë që të patur sa më shumë kujdes në përdorimin e tyre si dhe të lajmërohen organet përkatëse në raste rrjedhje gazi apo flakësh.

“Bombolat e kampingut janë bombola një përdorimshe që nuk duhet të rimbushen dhe futen në shtëpi pasi ato janë për kampingje në natyrë dhe janë të rrezikshme”, thotë Goxhaj.