policia4
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy gjimnaziste kushërira, që studionin në të njëjtën shkollë. Policia është vënë në lëvizje pas denoncimit të bërë nga babai i njërës prej vajzave.

Pas mungesës në shtëpi për më shumë se 24 orë, prindi është paraqitur i shqetësuar në polici.

Hetuesit kanë nisur të marrin në pyetje personat që i njihnin vajzat, për të rënë në gjurmët e tyre.

Për momentin emrat e tyre nuk bëhen me dije, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që gjimnazistet janë larguar me dëshirën e tyre.

Por policia po heton edhe në pistën e rrëmbimit të tyre.

Pak kohë më parë nga Durrësi u arratisën motrat Kajtazi, të cilat u gjetën më vonë në një apartament në Vlorë.