dd
Në listat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015 ka kandidatë me rekorde kriminale.

Ambasada e SHBA-së pasi i ka identifikuar ka nisur diskutimet me liderët politikë.

Kjo u bë e ditur sot nga ambasadori i SHBA-së Donald Lu teksa bënte publike ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të lira dhe demokratike.

Në takimin që u zhvillua në hotel “Tirana” u mësua se SHBA do të investojë 500 mijë dollarë me qëllim që zgjedhjet vendore të jenë të lira e demokratike, si dhe do të angazhohet të dielën e 21 qershorit duke kryer verifikimet në terren.

Donald Lu: “Premtuam se do të shqyrtonim listat e kandidatëve për emra personash që kanë qenë të arrestuar apo të dënuar për krime të rënda qoftë në Shqipëri ose vende të tjera.

Në përgjithësi ndihemi mirë për listat vecanërisht nga një numër i madh kandidatësh gra të aftë, por kemi identifikuar disa emra personash me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke diskutuar me udhëheqësit e tyre politikë.

SHBA vezhgon zgjedhjet, jep 500 mije dollare per nje proces demokratik

Donald Lu: “Do të japim më shumë se gjysëm milionë dollarë mbështetje OJQ-ve vendase që do të zhvillojnë vëzhjgimin zgjedhor dhe mbështetje teknike për KQZ.

Personeli shqiptar dhe amerikan i SHBA si dhe kolegë nga ambasada e SHBA-së të tre vendeve fqinje do të udhëtojnë në të gjithë vendin për të vëzhguar zgjedhjet”

Lu: Të huajt nuk do ti bëjnë këto zgjedhje të mira

Donald Lu: “Ne jemi një pjesë e vogël e një përpjeke shumë më të madhe dhe kombëtare. Përmes BE, ODIHR dhe asamblesë së OSBE ne presim një përpejkje të fortë përpara gjatë dhe pas zgjedhjeve. Ne do të bashkëpunojmë me shoqërinë civile shqiptare për të promovuar zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrje të gjerë qytetare veçanërisht votuesve të rinj dhe grave.

Së fundi të huajt nuk do ti bëjnë këto zgjedhje të mira, por janë gratë dhe burrat e guximshëm të shoqërisë civile që do të sigurojnë demokracia te jetë e mbrojtur”

“Të huajt nuk do ti bëjnë këto zgjedhje të mira, por janë gratë dhe burrat e guximshëm të shoqërisë tuaj civile që do të sigurojnë që demokracia shqiptare të jetë e mbrojtur”