3.549.909 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës për zgjedhjet vendore më 30 qershor të vitit të ardhshëm. Ministria e Brendshme ka publikuar sot ekstraktin e parë të listave zgjedhore.

50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.4 % femra.

Ministria e Brendshme bën me dije se nga lista zgjedhore janë hequr emrat e 1.264 personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të “Dekriminalizimit”, si dhe janë hequr 1.309 emra të shtetasve mbi 100 vjeç.