nishani_1

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se anulimi i zgjedhjeve të Kavajës është një goditje ndaj të ardhmes së proceseve të ardhme zgjedhore në Shqipëri.

Por, vendimi i kryeministrit Rama për të tërhequr kandidatin e PS-së nga gara në Kavajë, për Nishanin çtensionoi një situatë politike që do të prodhonte konflikt.

Për Nishanin, më e rëndë është mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit.

Dhe jo për faktin se nuk është e ligjshme, pasi e kundërta është e vërtetë, por opozitën sipas Presidentin, nuk e bëjnë partitë politike, por vetë qytetarët. E sqarimi që ai jep është ky: “Opozitën e bën një grup njerëzish me politika ndryshe. Opozita është tek individët dhe jo tek partia”. Kështu, Nishani thotë se shumë shqiptarë do të ndihen të papërfaqësuar në Kuvend, pasi 15 partitë e regjistruara për të garuar në zgjedhje, nuk ndajnë idealet e tyre, shkruan express.

Edhe më e rëndë është situata post zgjedhore pa opozitën. Nishani thotë se Kushtetuta nuk do t’i japë legjitimitet institucioneve të reja pa opozitën.