basha-pd_1

Pasditen e kësaj të diele, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e PD dhe grupin parlamentar të selisë blu. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura në selinë e Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes është diskutuar për strategjinë e opozitës në ditët në vijim sa i përket protestës dhe zgjedhjeve në Kavajë. Presidenti dekretoi 7 majin si ditën e zgjedhjeve në Kavajë. Deri tani qëndrimi i vetëm për zgjedhjet në Kavajë është ai i Edi Palokës

“Zgjedhje me Edi Ramën dhe kriminelë nuk do të ketë, as në Kavajë, askund. Vendimi është i parevokueshëm, e morën shqiptarët më 18 shkurt. Sigurisht që Edi Rama bën sikur nuk shqetësohet, britmat e tij i ngjajnë atij që merr shpirt për t‘i hequr frikën vetes, ajo që ka rëndësi për ne është qyteratët janë të vednosur deri sa Edi Rama të pranojë qeverinë teknike. Zgjedhje me Ramën dhe opozitën e përjashtuar nuk do të ketë” tha kryetari i grupit parlamentar të PD.

Mbledhja vjen dy ditë pas përfundimit së vizitës së Bashës në SHBA, nga ku ai tha se kishte marrë mbështetjen e Senatit Amerikan për protestën e opozitës dhe kërkesën e saj për qeveri teknike.