Zgjedhjet në FSHF, zv/presidenti i UEFA-s takohet me kryeministrin Edi Rama

26 minuta më parë

Ka mbërritur në Tiranë zv/Presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis, i cili mban gjithashtu edhe postin e kryetarit të Komitetit të Federatave në qeverinë europiane të futbollit.
Në orën 09:00, Surkis ka nisur takimin me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më vonë do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Nuk dihet ende publikisht se cila është arsyeja kryesore e vizitës së tij, por takimet e planifikuara në axhendën e tij, nisur edhe nga qëndrimet e vazhdueshme të UEFA-s, duket se do të kenë si temë kryesore vetëm këtë, ruajtjen e pavarësisë së sportit nga ndërhyrjet e politikës.