Kryetari-i-ILDKP-se-Adriatik-Llalla
Prokuroria e Përgjithshme ka raste konkrete të hetimit të kandidatëve për kryetar bashkie për zgjedhjet e 21 qershorit, kallzime të cilat janë bërë nga partitë politike.

Llalla: “Prokuroria ka në proçeshetimi disa raste të kallëzuar nga partitë politike, institucione apo individë të ndryshëm, kallëzime të cilat jane ende në proçesin e hetimit. Nuk kemi ende të evidentuar ndonjë rast kandidati që është përfshirë në kryerjen e një vepre penale”.

Ai u pyet pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së një memorandum bashkëpunimi mes KQZ-së e prokurorisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 21 qershorit. paraditen e 18 majit.

Kryeprokurori Adriatik Llalla shprehu gadishmërinë për të hetuar çdo rast që cënon integritetin e këtij procesi elektoral ndërsa i bëri thirrje të gjithë institucioneve dhe jo vetëm të denoncojnë në kohë reale çdo incident.

Adriatik Llalla: “Do të jemi të angazhuar për të hetuar në kohë reale çdo rast që denoncon KQZ. Do i kërkoja institucioneve publike e jo publike që në çdo rast evidentimi dhe konstatimi të veprës penale t’I referojnë në kohë reale në prokurori. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërinstitucional do arrijmë zgjedhje të ndershme”