11079496_813395788709859_1921416272832765439_o-655x356
Ambasadori i SHBA-së Donald Lu zhvilloi sot një takim përreth 40 minuta me kreun e Shtetit Nishani në Presidencë.

Takimi vjen 5 ditë nga 21 qershori kur qytetarët do i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendorë

Në orët në vazhdim priten të jepen detaje mbi këtë takim për të cilin nuk ka pasur njoftim për median.

Apeli i fundit i Ambasadorit amerikan për zgjedhjet u dha pak ditë më parë nga Korça ku përsëriti thirrjen e tij për të refuzuar me votë kandidatët kriminelë.

Donad Lu: Ju keni fuqinë të refuzoni politikanët kriminelë, blerjen e votës, retorikën e inatosur politike. Por ju e keni këtë fuqi vetëm nëse votoni.

Për Donald Lu, fuqia e votës do të thotë ndëshkim për kandidatin ose për qytetarin, pasi në rast se nuk voton, nuk duhet ankuar për ata që i qeverisin.

Donad Lu: Në Amerika ka një shprehje: “Nëse nuk voton mos u anko”. Të gjithëve na pëlqen të ankohemi për udhëheqësit tanë. Ju keni fuqinë të zgjidhni udhëheqësit tuaj, mos e shisni votën tuaj, mos dëgjoni retorikën e inatosur politike, dhe ditën e votimit mos harroni të votoni.