Rama-Meta_7

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e kryeparlamentarit Ilir Meta se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën. Pas përurimit të një shkolle, Meta tha se “njofton të gjithë ata që nuk e dinë se demokracia ka ardhur në Shqipëri që në 90-ën” duke lënë të kuptojë se në një sistem demokratik në zgjedhje shkojnë dy palë. Meta bëri edhe një paralajmërim se cenimi i këtij parimi do të kishte pasoja katastrofike për vendin.

“Unë e nënshkruaj këtë deklaratë sikur ta kem thënë vetë. Nuk shoh asgjë që mund të jetë për mua. Nuk është kategorike që ne do të marrim pjesë në zgjedhje. Është imperativ kategorik që partitë të marrin pjesë në zgjedhje. Dita e zgjedhjeve është kur partitë dalin para popullit dhe jo populli para partive. Është detyrë e partive që të marrin pjesë në zgjedhje. Është data që ka vendosur presidenti bazuar në Kushtetutë. Nuk jam unë që e çoj vendin në “një palë zgjedhje”. Atë e çon kushtetuta” – tha Rama ne studion e Eni Vasilit ne News24.