kendi-i-lojrave-liqeni-e1455729449137
Edhe në Bashkinë e Tiranës, ashtu si në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj po i kryen punët me klientelën e tij. Dikur në Ministri u jepte para publike shoqatave e kompanive pas të cilave fshihej i vëllai apo familje deputetësh.

Tani në Bashki po vepron po njësoj, duke u dhënë punë publike të afërmve të njerëzve me të cilët punon. “

Afera” e fundit është ajo me ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial.

Pas këtij projekti që ka shkaktuar një reagim të fortë qytetar dhe të opozitës, fshihen edhe interesa klienteliste. Bashkia ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve “Star Tek” shpk & “Riviera” shpk & “Kaleshi” shpk, me vlerë oferte 65.266.152,7 lekë pa TVSH. Fondi limit për këtë projekt është 67.983.400 lekë.

Cityneës.al ka zbuluar se administrator i kompanisë “Star Tek” shpk është Lulzim Mehmetaj, i cili rezulton të jetë bashkëshorti i Drejtoreshës së Shërbimeve Sociale në Bashki, Besjona Dede Mehmetaj.

Bashkia nuk ka reaguar për këtë fakt që hedh dyshime të forta se ky bashkim operatorësh mund të jetë favorizuar në garë për faktin e mësipërm.

Erion Veliaj ka këmbëngulur se do ta bëjë parkun e fëmijëve, pavarësisht kundërshtimit të fortë të shoqërisë civile dhe opozitës. Të jenë paratë arsyeja e kësaj këmbëngulje kur ky veprim ka shkaktuar reaksion te qytetarët?