IMG_0787

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka siguruar të dhëna, të cilat ishin bërë publike në fund të vitit 2016, se në Kosovë ka një rrjet të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të inteligjencës së Federatës Ruse, të cilët udhëhiqen nga Dragana Trifkoviç, e cila dyshohet se është agjente e nivelit të lartë.

Dragana Trifkoviç është është drejtore e Qendrës për Studime Gjeostrategjike dhe njëkohësisht vepron edhe në kuadër të Qendrës Euroaziatike për Hulumtim dhe Zhvillim.

rusja-spiune

Njëkohësisht, ajo ka qenë edhe një nga figurat e larta të Partisë Demokratike të Serbisë (Demokratska Stranka Srbije), e themeluar nga Vojisllav Koshtunica.

Dragana Trifkoviç në zgjedhjet e fundit në Serbi ka qenë e 14-ta në listën për deputetë, ndërsa koalicioni me të cilin ka konkurruar ka fituar vetëm 13 mandate. Në kuadër të veprimtarisë së saj kundër Republikës së Kosovës, Dragana Trifkoviç ka rrjet shumë të gjerë bashkëpunëtorësh të cilët veprojnë jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në shumë shtete perëndimore.

rusja-spiune-2

Ajo është ndër kultivueset më të mëdha të propagandës që ka për qëllim diskriminimin e shqiptarëve në përgjithësi, duke shtrirë rrjetin në media e politikanë që nga Moska e deri në Berlin, Paris, Romë e Bruksel. AKI ka evidentuar raste kur ajo e ka vizituar Kosovën, por në të gjitha rastet asnjëherë nuk është regjistruar në kufi, qoftë në pikat veriore 31 dhe 1, qoftë në Merdar.

Në vitin 2014, së bashku me një shtetas gjerman, me profesion gazetar, ka vizituar disa qytete në Kosovë (Mitrovicën Veriore, Rahovecin, Pejën, Prizrenin), duke krijuar kontakte të reja dhe njëkohësisht duke krijuar propagandë mediale në mediat gjermane kundër Kosovës dhe liderëve të saj. Sipas konstatimeve, Dragana Trifkoviç dëmin më të madh Kosovës ia bën duke rekrutuar serbë të Kosovës nëpër seminare e takime të ndryshme që i organizojnë institutet e ndryshme ruse në Serbi.

spunia-ruse