agron-duka-edi-rama_0

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka kontaktuar vetë Edi Ramën, për t’a ftuar në tryezën e djeshme mes partive politike.

“Me Ramën u mora unë, i cova SMS. Pata një përgjigje evazive”, – tha Agron Duka.

“Mos u merrni me mbledhje të kota, unë s’kam kohë. Faleminderit për ftesën”,- ka qenë përgjigja që Rama i ktheu Dukës, pavarësisht se më pas vendosi të shkonte.