largea_tafili-ne-gjyq-jpg1424697284
Zbardhet përgjimi telefonik mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Admir Tafilaj dhe Kristi Pines, personit që dyshohet se ka ndihmuar për vrasjen e biznesmenit durrsak, Leonard Murati në nëntor të vitit 2014.

Panorama ka zbardhur bisedën mes Tafilajt në burg dhe Kristi Pines, që zhvillohet me telefonin e A.B., të cilin Tafilaj e quan Xhiku.

Nga hetimet ka rezultuar se për vrasjen e Muratit ishin ofruar 50 mijë euro; nëse do vritej edhe nipi i tij, do paguheshin 100 mijë euro.

Pavarësisht se kjo vrasje nuk është kryer nga Kristi Pine, nga kjo bisedë mësohet se ai ka ndihmuar për të siguruar armët dhe fishekët, për të cilët përdor kodin ‘Ajfon’ për armët Skorpions dhe ‘karamele’ për fishekët.

Xhiku: Hë mirë, ça bone?

Tafilaj: Ça bone ti?

Xhiku: Hiç, sa erdha këtu te lokali.

Tafilaj: Ku osht ai?

Xhiku: Këtu osht.

Tafilaj: Ma jep pak.

Kristi: Hë mor vëllai.

Tafilaj: Hë, ça je tu bo?

Kristi: Hiç, rehat, rrimë, qetësi.

Tafilaj: Mirë.

Kristi: Mirë, mor mirë, ka ngel për një gjo të vogël dhe në rregull të gjitha.

Tafilaj: Ça ka ai që ka ngel?

Kristi: Kshtu mor burrë, karamele 7.65, do munohet vetë me i gjetë, kaq. Vetë për ata ka ngel. Ajfon katërta është tamam, kurse Ajfon pesa nuk është tamam. Vetëm ajo mungon. Karikuesi tamom.

Tafilaj: Po ka ai mor vëlla.

Kristi: Kush?

Tafilaj: Miri.

Kristi: Jo, jo, ai i ka 7.62-sh, të dy Ajfonët i kam këtu me vete, i kam marrë unë, ishin gati. Nesër iki atje una prapë. Do iki vonë në darket që të marr edhe atë makinën.

Tafilaj: A e kishin marrë atë?

Kristi: Po, po, në rregull të gjitha. Ti ça je tu bo, mirë ke qenë?

Tafilaj: Mirë, mirë.

Kristi: Hajde vëlla, mos u mërzit ore.

Tafilaj: A ke mësu me i dhonë makinës?

Kristi: Makinës nuk kam mësu me i dhon fare, nuk më ka mësu Xhiku.

Tafilaj: Po motorrit?

Kristi: Po pra, motorrit di, Skuter se kështu me marsha nuk di.

Tafilaj: A e kanë marrë jashu ata?

Kristi: Po, ashu se i thash una, nuk bohet llaf.

Tafilaj: Edhe unë ashtu i pata çu fjalë.

Kristi: Në rregull janë të gjitha or vëlla, mos e vrit mendjen ti. Vetëm ato mungojnë.