vilson-lamaj_2
Oficeri i Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj, ishte pjesë aktive e grupit prej 14 personash që trafikonte marijuanë me avion nga Vlora në Brindizi. Ai përfundoi në pranga më 26 gusht pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte përgjuar disa telefonata mes tij dhe një prej drejtuesve të bandës së narkotrafikut. Kur Zanaj njoftohet nga Sokol Lamaj se policia po prish parcelat me kanabis në Sevaster të Vlorës, ai i thotë se do të flasë me një nga shefat. Përgjimet janë zbardhur nga gazeta Panorama. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Shefi i Personelit në Policinë e Vlorës i njoftonte trafikantët për të gjitha lëvizjet e policisë. Ai u kishte dhënë garanci atyre se as avioni nuk do të prekej gjatë kohës që ulej e ngrihej në fshatin Xhelilaj të Vlorës. Zanaj i thotë Sokol Lamajt se do të fliste me dikë që kishte lart, në polici. Dyshohet se të paktën 2 zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës janë të implikuar, por zyrtarisht prokuroria nuk ka njoftua për ndonjë hetim ndaj tyre.

Komunikimet telefonike mes njëri-tjetrit dhe përmbajtja e tyre ka ngritur dyshime të arsyeshme për Prokurorinë se të dyshuarit ishin pjesë e një strukture kriminale të trafikut të narkotikëve.

Në të tilla kushte, më 19 gusht, Fatos Burhametaj, i ka rrëfyer Sokol Burhametajt (Lamajt) se policia kishte mbërritur te parcelat e kanabisit.

Në një tjetër bised të dokumentuar nga Prokuroria, ky i fundit lajmëron policin Zanaj dhe i kërkon ndërhyrje, pasi policia po shkonte drejtë parcelave të hashashit.

Ndërsa biseda e datës 23 gusht, hedh dritë mbi përgatitjet për trafikimin e 123 kg kanabis drejtë Italisë nëpërmjet një avioni super të lehtë.

Ku nga operacioni policor, i koduar “fluturimi i lirë”, i zhvilluar në Itali dhe Shqipëri, i finalizuar mëngjesin e 24 gushtit 2015, në vendin tonë ranë në prang shtetasit; Neko Bruhamaj, FatosBruhamaj, Fadil Shahaj, Igli Shahaj, Sokol Lamaj, dhe Vladimir Zanaj, me detyrë shef Personeli në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës.

PËRGJIMET

Mëngjesin e 19 gushtit, kur Policia ka asgjësuar tre parcela me 837 bimë narkotike, në fshatin Ramicë, nga përgjimet telefonike të të dyshuarëve ka rezultuar se personi që i mbante në ruajtje parcelat, Neko Bruhamaj, ka vënë në dijeni Sokol Bruhamaj për ndërhyrjen e Policisë./Panorama/

ORA 07:49

Neko: Këtej nga Dhina, majë Gjinit.

Fatos: Shikon gjë t’i aty se më tha dhe Danjeli se u vër policia te shtëpia e Leos.

Neko: E, erdhën tek ullinjtë tanë në moçal di venë.

Fatos: Fole gjë me Sokolin ti?

Neko: Tani e provova por e ka të fikur, po provon numrat e tjerë t’i tani.

Fatos: Mirë.

BISEDA ME POLICIN VLADIMIR ZANAJ

Pas mbërritjes së policisë të pascelat e drogës, Sokol Lamaj ka telefonuar oficerin e policisë, Vladimirë Zanaj, duke e pyetur se me kë duhet të fliste. Ndërsa oficeri i thotë se do të interesohet ai vetë.

ORA 07:56

Zanaj: Gjes Koli.

Sokol: Gjes.

Zanaj: Mirë vëlla, ça bën ti?

Sokol: Po kush më ka vajt për atje?

Zanaj: Urdhëro!

Sokoli: Ku është V…vëlla se, ku je ti?

Zanaj: Te puna.

Sokoli: Kush është atje lartë? Ajo rakia.

Zanaj: Te puna. Nuk e kam idenë. Jam te puna tani.

Sokoli: Me kë të flas?

Zanaj: Do flas unë.

ORA 08:33

Zanaj: Ku je ti Koli?

Sokol: Këtu te Vrioni, këtu poshtë.

Zanaj: S’po kap dot këtë që kam andej lartë.

Sokol: Leje, s’ke çe do më.

Zanaj: Po pse, u bë dëm?

Sokol: Mos u mundo më, ka mbaruar ai muhabet.

Zanaj: Çfarë thua ore. Më mirë, se do flasim bashkë po hajt.

TRAFIKU ME AVION

Pasditen e 23 gushtit 2015, Sokol Burhamaj ka biseduar me Fadil Shahajn dhe dyshohet se kanë transportuar një sasi lënde narkotike, e cila është trafikuar nga Vilson Lamaj mëngjesin e 24 gushtit me avion. Nga përgjimet e bisedave mes Sokolit dhe Fadilit ka rezutuar:

ORA 13.17

Fadili: O Koli

Sokoli: Nga vajte?

Fadili: Në shtëpi jam

Sokoli: Çfarë bëre?

Fadili: Do vijmë, do vijmë

Sokoli: Kur do vini?

Fadili: Për pak do nisemi

Sokoli: Mirë, më merr në tel kur të niseni