zamf

Këngëtarja Zanfina Ismaili nëpërmjet rrjeteve të saj social ka paralajmëruar se është në pregaditje të këngës së saj më të re të cilën do ta sjellë shumë shpejt në treg, ndërsa nuk ka pohuar që do të vijë edhe me klip.

Kënga po punohet në sutdion e këngëtarit Blero, gjersa këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Zanfina nëpërmjet një postimi në Facebook: “Kenga e re eshte punuar ne “Elephant” entertainment. ”

Titulli i këngës është “Mohito” dhe është shkruar nga Avni Qahili, me të cilin ka pasur disa bashkpunime edhe më parë.