auto_manjani2-620x3301485734827

Ish-ministri i Drejtesise Ylli Manjani, i shkarkuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ka postuar sot në mbrëmje nje status ne profilin e tij ne Facebook, ku i përgjigjet kreut te Bashkise Erion Veliaj dhe zv/kryeministrit Niko Peleshi, te cilet komentuan shkarkimin e tij pas mbledhjes se kryesisë se PS-se.

Statusi i Manjanit:

Dua të përshëndes dy shokë të mirë të kësaj mazhorance, Niko Peleshin dhe Erion Velinë.

E falenderoj me shumë sinqeritet Zëvendëskryeministrin sepse në të dyja qëndrimet e tij (dje dhe sot) për shkarkimin tim ka thënë të vërtetën. Jam shkarkuar sepse fola!

Këtë thashë dhe unë dje!

Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: “u shkarkua sepse foli”. Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe keto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament.

Faleminderit Niko që edhe ti flet dhe thua të vërtetën!

Së dyti mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë. Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin!

Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit.

Këshilla ime për Erionin është ta lërë atë “kapitetin” tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij “kapitenit” që shtyn dhe mbledhjen e rradhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive!

Ka harruar se ka qenë dikur në atë anijen ku je ti sot!