ylli-manjani-denar-biba-e1487942734161-720x484

Kreu i KQZ-së, Denar Biba ka debatuar me ish-ministrin Manjani për çështjen e kanabisit dhe bletëve. Ky i fundit kishte postuar në “Facebook” një ngjarje të vërtetë sipas tij, se një personi që merrej me bletët i kishin ikur këto të fundit për shkak të kanabisit.

Mirëpo, në këtë status në “Facebook” ka komentuar edhe Biba. Ai ka postuar një link që i referohet një studimi shkencor se bletët nuk shkojnë të kanabisi. Mesa duket, ish-ministrit Manjani dhe kreut të KQZ-së, Denar Biba, çështja e kanabisit dhe bletëve u duket goxha prioritare për tu diskutuar.