Ish-Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet Facebook ka publikuar denoncimin e një qytetari shqiptar, ndaj Ministrit të ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në mesazhin në fjalë, qytetari pretendon se kur ishte 16 vjeç, është torturuar me metoda ç’njerëzore nga Xhafaj, në atë kohë hetues i regjimit komunist.

Madje ai shkon më tej, ku jo vetëm ka lënë shënim emrin dhe numrin e tij të telefonit, por qytetari thekson se është gati të përballet në çdo vend me ministrin e ri.

sali-berisha1