Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se çështja “Tahiri – Habilaj” e dëmtoi imazhin e mazhorancës. Në nojë intervistë për gazetaren Eni Vasili, ndryshe nga kryeministri Rama ai pranoi se kjo çështje ka pasur ndikim.

“Nuk është një çështje që ka pasur ndikim. Nuk mund të them të kundërtën. Gjithsesi ne jemi një mazhorancë më shumë se kaq. Jemi më shumë se një apo dy persona. Unë mendoj se në momentin e duhur Rama dhe Tahiri bënë gjënë e duhur” – tha Xhafaj.