17492930-1475345202515634-659897528296920562-o_1490394276-451617_0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj Saimir Tahirit paraardhësit të tij në këtë detyrë dhe që lidheshin kryesisht me çështjen e kultivimit dhe trafikut të kanabisit. Xhafaj pranoi se një pjesë e ndryshimeve në policinë e shtetit janë bërë edhe për shkak të problemit të kultivimit të kanabisit.
Çfarë i kanë thënë ndërkombëtarët

Në intervistën dhënë për TCH, Fatmir Xhafaj pranoi fillimisht se vendimi për tu bërë Ministër i Brendshëm “ka qenë më i vështiri i karrierës”.
“Nuk do ta doja shumë për shkak të karrireës sime dhe për atë që doja më shumë që ështrë reforma në drejtësi” –tha Xhafaj. Por a ishin ndërkombëtarët ata që ia kërkuan marrjen e kësaj detyre? Xhafaj përgjigjet shkurt: “Nuk e mohoj” duke lënë të kuptojë se ata i kishin dhënë mbështetje.
“Edhe me ata kam pasur takime përpara se të vendosja. Meqë ata më garantuan mbështetje për prioritetet më shtynë që të thoja “po”. Mbështetja që i kanë dhënë ndërkombëtarët është një goditje për ish-ministrin Saimir Tahiri sepse dukshëm Xhafaj pranoi se largimi i Tahirit kishte marrë bekimin e diplomatëve të huaj.
Çfarë ndodhi me Lazaratin
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pranoi se ka pasur rritje të sipërfaqes së mbjellë me kanabis sativa duke shtuar se ka pasur edhe rritje të luftës ndaj këtij fenomeni.
“Të siguroj që do të vazhdoj të ketë. Për shkak të pozicionit që ka Shqipëria. Është një rrugëkalimi. Ky ishte një prioritet që mu ngarkua nga kryeministri dhe deri tani kemi pasur rezultate mbresëlënëse duke filluar nga kontrolli i territorit” – tha Xhafaj i cili tregoi se çfarë ndodhi pas ndërhyrjes në Lazarat në 2014-ën. Xhafaj bëri përgjegjës Tahirin që pas Lazaratit lejoi përhapjen e tij në të gjithë vendin.
“Lazarati ishte shembulli më i mirë i lulëzimit të kanabisit nën bekimin e shtetit. Ishte modeli më i mirë, më i dukshëm dhe më i dhunshëm. Lazarati ishte i certifikuar. Kishte provuar Guardia Di Finanza të fluturonte mbi Lazarat por ishte qëlluar me kallashnikov në Lazarat.
Pas Lazaratit përkoi me një rritje të çmimit të kanabisit në Europë. Madje u katërfishua. Siç thonë ekspertët pati edhe një farë që kishte një cikël shumë të shkurtër të prodhimit.
Ajo që ndodhi në Lazarat e gjeti të papërgatitur policinë e shtetit sepse ajo u shtri në një territor. Kryesisht në Dukagjin në Shkodër. Në Lezhë dhe në Vlorë ku ishte shumë i zhvilluar dhe në pak Gjirokastër, Skrapar, Tepelenë.
Nuk ka kanabizim, por ka një shtrirje të këtij fenomeni në territor. Nga një qendër në Lazarat ku kishte një qendër ajo u shtri në territor”
– pranoi Xhafaj.
“Policia heshti për kanabisin”
“A mund të ndodhë kjo që ndodhi me kanabisin jashtë policisë? Absolutisht jo”. Është i drejtpërdrejtë Fatmir Xhafaj kur flet për implikimin e policisë në narkotrafik. Tahiri e mbronte me forcë policinë e tij, por Xhafaj ka një tjetër mendim.
“Qoftë në Përmet, Lezhë dhe Gjirokastër. Ua kam bërë të qartë. Do të përgjigjet për cdo rrënjë kanabisi.   Është e pamundur që atje ku mbillet kanabis të mos e shohë polici i zonës, polici i pyjores apo dhe kryeplaku me banorët.
Ka pasur segmente të policisë të implikuara në këtë trafik. Ata ose janë paguar për heshtjen e tyre, ose janë blerë për të bashkëpunuar. Disa drejtues të policisë vendore minimalisht kanë heshtur. Nuk mund të them se ata kanë qenë të përfshirë, por minimalisht kanë heshtur”
ishte deklarata e fortë e ministrit Xhafaj.