Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deri më datë 25 janar do të qëndrojë në Davos, ku do të bëhet pjesë e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.

Lideri serb, do të ketë një takim dhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Gjatë këtij takimi, “Kurir” shkruan se Vuçiç dhe Merkel do të diskutojnë për Kosovën.

“Merkel tregon interes personal për Serbinë dhe rajonin, ajo dëshiron të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Temat e bisedimeve do të jenë Kosova dhe ekonomia. Gjithashtu edhe vizita e re e saj në Beograd”, shkruan gazeta.