Pa u hequr taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç është shprehur se nuk ka ndërmend t’i vazhdojë bisedimet në Bruksel.

Sipas mediave serbe, Presidenti Vuçiç “është shfaqur i brengosur për shkak të qëndrimit të Prishtinës, e cila pavarësisht presionit të bashkësisë ndërkombëtare nuk po i heq taksat ndaj mallrave serbe”.

Vuçiç ka konstatuar se BE nuk po mundet t’i bëjë presion autoriteteve në Prishtinë. Shefi i shtetit serb këto komente i ka bërë pas takimit me ambasadorin e Italisë në Beograd, Carlo Lo Cascio. Ai është shprehur se Serbia do t’i kthehet dialogut pasi të hiqet taksa.