HELIKOPTERI-MBULIM_6-300x225

Një major i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është vrarë në Spanjë, në një aksion antidrogë. Majori po drejtonte një helikopter me lënë ndarkotike i nisur nga Maroku drejt Spanjës. Helikopteri është qëlluar nga Garda Civile e Spanjës. Lajmi u dha në parlament nga kryeministri Rama, i cili tha se për këtë ngjarje ishte vënë zyrtarisht në dijeni Ministria e Jashtme. Rama tha se majori, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, shërbente në ushtri prej 18 vjetësh dhe se gradën e kishte marrë në vitin 2009. Ai tha se ishte një nga njerëzit më të besueshëm të Forcave të Armatosura.