35_big
Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur sot në Tiranë. Krimi ka ndodhur në fshatin Linzë në zonën e Dajtit. Nga raportimet e para mësohet se viktima është Elton Nika, ndërsa i plagosuri është Ismet Gazheri.

Ky i fundit është në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Për momentin nuk dihen arsyet e ngjarjes, e cila ndodhi në lokalin “Muraga” në pronësi të Gazherit.

Autori i krimit dyshohet Ervis Martini. Policia është vënë në kërkim të tij.