Policia-korce-noa
Një 31 vjeçar u vra me armë, një orë më parë në fshatin Luz i Madh, në Kavajë. Nuk dihen më shumë detaje për ngjarjen, por policia njoftoi se viktima është me inicialet I.Z dhe është vrarë nga Xhevdet Saraçi me një pushkë. Autori i vrasjes është arrestuar menjëherë dhe policia ka bllokuar edhe armën, një pushkë 10-she, me të cilën është kryer ekzekutimi. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. 31 vjeçari që u vra sot është personi i 6 që humb jetën këtë vit nga plumbat e armëve. Një bilanc katastrofik, me 6 të vrarë në 4 ditët e para të vitit.