viktimat-e-durresit
Pavarësisht se dy të rinjtë u vranë në qendër të qytetit, asnjë kamera nuk e filmoi ekzekutimin. Burime nga policia e Durrësit thanë se nuk ka asnjë video, si pjesë e provave materiale. Janë gjashtë kamera të bizneseve, pranë vendit ku ndodhi ngjarja, por asnjë prej tyre nuk i ka dhënë policisë një filmim që të ndihmojë hetimet.

Ervin Kodra dhe Endri Caushaj, pak minuta para se të bëheshin shënjestra e breshërisë së plumbave, kishin pirë kafe në një lokal, pranë vendit ku ndodhi krimi. Autorët, i kanë pritur dy të rinjtë derisa të niseshin me automjetin tip “BMW X5”, me targë AA 292 IH, dhe kanë qëlluar menjëherë, duke derdhur dy karikatorë kallashnikovi në xhamin e parë të makinës.