vlahutin1_0

Për ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, hapi i parë i reformës ne drejtësi ishte prezantimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Këtë deklaratë ajo e ka dhenë sot në publikimn e gjetjeve të raportit mbi besimin e qeverisjes në 2016.

Vlahutin gjithashtu ka thënë se vetëm ata që kanë interesa personale e kundërshtojnë këtë reformë.

“2 vite më parë kishte shumë pak besim tek gjyqësori. Kemi 2 vite që luftojmë për të arritur besimin e qytettarëve tek drejtësia. Hapi I parë I reformës në drejtësi, nisi dje me ONM.

Qytetarët shqiptarë kanë një besim tek institucionet e BE. Dje kanë qenë më shumë se 100 aplikantë për ONM. Kundërshti ka patur vetëm nga ato që kanë interesa personale.” Është shprehur ambsadorja Vlahutin.