vladimir-kosta_1

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, Vladimir Kosta nuk është përfshirë në listat e kandidatëve të PS për zgjedhjet e qershorit.

Tre ditë më pare, prokuroria kërkoi heqjen e mandatit të deputetit Kosta, pasi ka fshehur dënimin me gjobë për armëmbajtje pa leje në vitin 2000. Për rrjedhojë, ai nuk është përfshirë në listat e PS.

Por, Vladimir Kosta thotë se nga listat e kandidatëve e hoqi Kryeministri Edi Rama.

Deputeti socialist ka bërë edhe një paralajmërim. Ai thotë se nesër do të publikojë në Facebook të tjera fakte se si Edi Rama poshtëroi të tjerë socialistë.

Këtë deklaratë, Vladimir Kosta e ka bërë duke komentuar në një postim të Ben Blushit në Facebook.

Statusi i Vladimir Kostës

Rama më hoqi pa asnjë keqardhje dhe më e keqja është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputetë socialistë.

Partia e Ramës është partia e drejtorëve.

Dhe këta deputetë që hoqi nuk i janë futur kurrë në mes të kësaj partie !