adrian-bitraj
23.4 vite burg ka dhënë sot Gjykata e Tiranës për dy punonjësit e Thesarit të Bankës së Shqipërisë. Ardian Bitraj është dënuar me 13.4 vite burg, ndërsa Mimoza Bruzia është dënuar me 10 vite burg. Skandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë u zbulua në qershor të vitit të kaluar. Ky skandal çoi edhe në arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani. Procesi gjyqësor ndaj këtij të fundit nuk ka përfunduar. Ai gjykohet në gjendje të lirë.