civici

IRANË-Adrian Civici, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e Anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në një letër drejtuar Kuvendit, zoti Civici ka depozituar dorëheqjen, duke dhënë shpjegimet përkatëse.

Civici është i pari anëtar i Këshillit që jep dorëheqje dhe në letër thuhet se ky akt ndërmerret për t’i hapur rrugë ristrukturimit të Bankës. Dorëheqja e tij erdhi pasi Civici u paraqit në Prokurori ku iu përgjigj pyetjeve lidhur me skandalin e vjedhjes në Thesarin e Shtetit.

Anëtarët e tjerë të Këshillit Mbikëqyrës nuk kanë pranuar të japin dorëheqje edhe pse ka pasur thirrje publike ndaj tyre, por burime brenda Kuvendit thonë se të gjithë ata mund ta japin sot dorëheqjen.