edi_rama_lindita_nikolla_testimi_mesuesve_13357
Vitin e ardhshëm do të shërbejnë në administratën publike 7200 persona më pak. Nga 88550 punonjës që ishin këtë vit, vitin tjetër do të kenë kontratë me shtetin 81350 punonjës dhe sektori që preket më shumë nga këto shkurtime do të jetë arsimi.
Qeveria ka në plan të mbajë këtë vit 31,186 punonjës nën varësinë e Ministrisë së Arsimit dhe e Sportit nga 38,291 punonjës që ka aktualisht. Sipas të njëjtës tabelë, mësohet se Ministria e Brendshme do të ketë vitin e ardhshëm rreth 500 punonjës më pak se sa këtë vit, ndërsa numri i punonjësve të Kryeministrisë do të dyfishohet, nga 227 aktualisht në 530 vetë vitin e ardhshëm.